1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Mehmetaj godet rëndë Memli Krasniqin pasi pranoi takim me Kurtin: Ofendim ndaj votuesve të PDK-së, do të ndëshkohet

Ftesë të stilit mafioz, e ka quajtur gazetari Lirim Mehmetaj, thirrjen e opozitës në darkë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për siç kanë thënë, gjoja diskutim “për agjendën legjislative të sesionit pranveror”.

Mehmetaj tha se “e kam të pamundur ta kuptoj” pranimin që Partia Demokratike e Kosovës, i ka bërë kësaj thirrje duke marrë pjesë në darkën e sontme.

Veç kësaj, Mehmetaj është shprehur ashpër me kryetarin e kësaj partie, Memli Krasniqin, për të cilën, beson ai, përbën ofendim ndaj votuesve të PDK-së.

Postimi i Mehmetajt:

Pse???

Vazhdoj ta kem të pamundur ta kuptoj se si Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Albin Kurtit për të diskutuar në një darkë private për çështje shtetërore.

Pranimi i kësaj ftese të stilit mafioz ku abortohen institucionet e shtetit dhe ftohesh për pazare në tavolinë me një kryeministër që të portretizon në vazhdimësi si armik të popullit, është një përkulje që anëtarët dhe votuesit e PDK-së nuk ia kanë pasur me borxh kryesisë së vet.

T’i përgjigjesh pozitivisht një thirrje të tillë për operim parapolitik nga një kryeministër që krejt infrastrukturën shtetërore e ka futur në funksion të linçimit dhe propagandës partiake është dorëzim që vetë historia shtet-ndërtuese e PDK-së nuk do ta falë.

Kjo qeveri, pos tjerash, ka lënë të pambuluara shpenzimet për avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, i ka përjashtuar kategoritë e veteranëve të luftës krejtësisht duke i lënë nën pagën minimale dhe siç kanë treguar incizimet e publikuara nga mediat, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes çështjen e veteranëve e ka diskutuar me kriminelët e Listës Serbe.

Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, a e keni parë cila është tema e takimit?

“Diskutim për agjendën legjislative të sesionit pranveror”.

Pra, diskutim se si Vetëvendosja do të çojë deri në fund mandatin.

Ky nuk është as takim për shkuarje në zgjedhje, e as për ndonjë interes vital të Kosovës siç do të ishte ndonjë dakordim më i zgjeruar për betejë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Cilat janë interesat e Memli Krasniqit t’ua bëjë këtë ofendim simpatizantëve të PDK-së për hesape të Albin Kurtit, nuk e di. Por, e di me siguri të plotë se ky është një veprim që nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img