Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në fshatin Zhazhë të komunës së Leposaviqit përveq boronicës, qershisë, gështenjave, dardhave e kumbullave ka mbjellur edhe vneshtin e parë eksperimental të fidaneve rezistente sikurse është: Muscat Blu, Katarina dhe ISI Kernlos.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se veriut të Kosovës i duhet duhet prezencë, gjallëri e zhvillim.
Postimi i tij i plotë:
Dashurisë së përhershme për Kosovën i është bashkangjitur edhe dashuria për bujqësinë!
E si shkëndijë dhe motiv për dashurinë e re – bujqësinë, ka shërbyer puna dhe djersa e gjithë atyre bujqëve e blegtorëve me duar të arta që pata fatin t’i takoj dhe ndihmoj gjatë këtyre viteve si Ministër i Bujqësisë.
Janë rreth 1420 fidane të kulturave të ndryshme, të cilat kanë lëshuar rrënjë e marrin frymë thellësive të dheut të vendlindjes.
Thirrjes sime se toka nuk duhet lënë djerrinë si Ministër i Bujqësisë, e kam kthyer në obligim për Fatonin si individ e qytetar i Republikës së Kosovës.
Përveç tjerash, Veriut të Kosovës i duhet prezencë, gjallëri e zhvillim. E kjo është edhe një nga mënyrat se si, tokës sonë të të parëve, t’ia shtojmë vlerën e t’ia dijmë rëndësinë.
Përveç boronicës, qershisë, gështenjave, dardhave e kumbullave në Zhazhë mbolla edhe vneshtin e parë eksperimental të fidaneve rezistente sikurse është: Muscat Blu, Katarina dhe ISI Kernlos.
Toka e Kosovës është thesar në vetvete! Ky thesar shndërrohet në ar kur gjejmë damarëve të dheut amanetin e të parëve tanë e kur të njëjtin amanet ua përcjellim edhe fëmijëve tanë si udhërrëfyes për begatinë.
E dua Kosovën!
E dua Vendlindjen!