Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Esat Tahiri.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Lushtaku shkroi Tahiri ka qenë sypatrembur, luftëtar i zoti, burrë i fjalës dhe punëtor i palodhur.
“Me zemër të thyer e dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit sypatrembur, mikut të veçantë, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëqytetarit të respektuar, Esat Tahiri. Ai ishte luftëtar i zoti në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bashkëpunëtor i imi i ngushtë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, burrë i fjalës e punëtor i palodhur. Kontributi i tij për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve.