-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

KF Shqiponjat anëtare e re Ligës së Dytë

KF Shqiponjat nga kryeqyteti është anëtare e re e Ligës së Dytë të Kosovës.

Në ndeshjen e barazhit të Ligës së Tretë – Regjioni i Prishtinës, që u zhvillua të premten, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, KF Shqiponjat shënuan fitore bindëse ndaj KF Mati, me rezultat 4:0.

“FFK edhe sivjet mundësoi që kjo ndeshje të luhet me sistemin VAR, duke bërë kësisoj që ndeshjet e tilla të rëndësishme të jenë nën monitorimin e teknologjisë së avancuar pavarësisht rangut garues”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Presidenti Agim Ademi në emër të KE të FFK-së e ka përgëzuar KF Shqiponjat për suksesin e arritur dhe i ka dëshiruar organizim edhe më të mirë në edicionin e ri dhe suksese në Ligën e Dytë, derisa ka përgëzuar edhe strukturën e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës për organizimin e garave në këtë edicion”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img