12.1 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Rritja e çmimeve në Kosovë mori hov nga viti 2022. Inflacioni filloi të rritej pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurt të atij viti. Ndërkohë, inflacioni ra, por jo edhe çmimet.

Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.

“Prapë janë rritur çmimet…”, thotë Hysen Sylejmani, teksa shëtit nga tezga në tezgë në Tregun e Gjelbër të Prishtinës.

“Shumë herë dal në treg për t’u furnizuar me produkte ushqimore, por kthehem në shtëpi me duar në xhepa”, thotë pensionisti rreth 80 vjeç.

“Më duhet të blej edhe disa pemë e perime – domate, tranguj, por nuk e di…”, thotë ai dhe prapë kthen shikimin nga tezgat.

Pohimet e Sylejmanit i mbështesin edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Të fundit – për muajin mars – tregojnë se çmimet e konsumit janë më të larta për 2.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vetëm prodhimet bujqësore, ndërkaq, janë më të shtrenjta për 5.3 për qind.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img