-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës të premten ka njoftuar se ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar Jarinje.

E në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se arrestimi është bërë lidhur me protestat që janë zhvilluar në maj të 2023 në Zveçan.

Ai akuzohet për “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm”.

“Zveçan 29.05.2023 – NN.  Lidhur me veprat e cekura penale, më 10.05.2024,  në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img