3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptohet gjobë ndaj kompanisë që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se më 5 maj ka gjobitur një person dhe kompaninë e tij pasi kishin bllokuar rrugën magjistrale Kaçanik – Hani Elezit, më saktë vendin e quajtur “Guri i Shpuar”.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për medie, i dyshuari G.M, ishte shtetas italian.

“Policët e Komunikacionit Rrugor ndaj tij si person fizik, përgjegjës i kompanisë i kanë shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, ndërsa ndaj personit juridik( kompanisë) kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë dhe më pas është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img