Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Bayer Leverkuseni arriti në finale të Ligës së Evropës.
Rohde, mes tjerash nuk la pa përmendur edhe Granit Xhakën, duke e vendosur flamurin e Kosovës dhe të Zvicrës.
“Një tjetër natë emocionuese e futbollit në Leverkusen. Granit Xhaka dhe shokët e tij të pamposhtur që 49 ndeshje kaluan në finalen e Ligës së Europës në Dublin më 22 maj!
“Këtë vit, klubet gjermane janë nxehur mirë para Kampionatit Evropian, që do të nis në një muaj”.