Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj i ka reaguar gruas së Hysen Durmishit, që i doli në mbështetje këtij të fundit pas intervistës në Prokurori, aty ku Durmishi dha deklaratë në cilësinë e një të dyshuari mbi keqpërdorimet potenciale në proceset administrative dhe punuese në rrugën Prishtinë – Podujevë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Zyberaj ka ftuar bashkëshorten e Durmishit që të mos shqetësohet, pasi sipas tij, ai do të jetë këtu, përcjell Paparaci.
Gjithsesi, nuk mungoi një ironi, duke thënë se më se largu se Dubrava nuk mund të shkojë.