Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave afër konvikteve në Prishtinë.
Pamje të reja nga aksidenti që ndodhi më herët në kryeqytet, ku shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.
Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti për Express.