Një person në Prishtinë derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Organet e rendit njoftojnë se i njëjti duke mos i respektuar urdhrat, e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.