Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në ato zyrtare të Kosovës.
Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti ka dalë me një videomesazh në rrjetin social “X”, ku u është drejtuar qytetarëve serb në gjuhën serbe.
Ai ka treguar edhe dokumentet e nevojshme për pajisje.
Veç kësaj, aplikimi duhet të dorëzohet në Qendrën për Pajisje me dokumente.
“Qeveria jonë ka nxjerrë një vendim që mundëson konvertimin e patentë shoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë në ato të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë, duke nxitur kohezionin në jetën e përditshme.” – ka shkruar ai.