-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

MPB: Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

MPB bën të ditur se nuk kërkohet përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim.

Derisa, aplikimin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë: letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS.

Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024.

“Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024. Ju bëjmë thirrje që në afat sa më të shkurtër të aplikoni për të realizuar të drejtën tuaj”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img