Policja e cila është raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
“Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, ka thënë Elezaj.