Në Tropojë është ngritur shtatorja e heroit Tahir Sinani, dhe në ngjarje ka marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti foli për rëndësinë e këtyre figurave historike, duke i sjell në aktualitetin shoqëror të Maqedonisë së Veriut.
“Po dëgjoja raportin e gjeneralit Tahir Sinanit duke i thënë gjyshit të tij, Mic Sokolit – “O gjysh, gjuhën të cilën e flasim sot ëshë zyrtare dhe Maqedonia me kryeministër shqiptar duke i thënë Mic Sokolit dhe Hasan Prishtinës që flamuri kombëtar erdhi nga gjaku i Tahir Sinanit…”, ka deklaruar ai.
“Dëgjova duke i thënë Bajram Currit e Hasan Prishtinës ‘tri universitete shqiptare në tokën dardane, Shkup e Tetovë’”, tha Ahmeti