Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka rikonfirmuar refuzimin kërkesave të Hamasit për t’i dhënë fund luftës në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.
Ai u shpreh kjo do ta mbante grupin në pushtet dhe sipas tij, do të përbënte një kërcënim për Izraelin.
“Derisa Izraeli ka treguar vullnet, Hamasi mbetet i ngulitur në pozicionet e tij, së pari ndër to kërkesën për të hequr të gjitha forcat tona nga Rripi i Gazës, për t’i dhënë fund luftës dhe për të lënë Hamasin në pushtet,” tha Netanyahu, duke shtuar, Izraeli nuk mund të pranojë atë.