Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nga antidroga në Fushë Kosovë për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.
“Pas një pune hetimore dhe me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me datën 04.05.2024 hetuesit policor të antidrogës kanë implementuar një plan taktik, ku fillimisht rreth orës 19:20 në Rr. “Dardania” Fushë Kosovë është ndaluar i dyshuari me iniciale (G.B; viti i lindje 1993) dhe gjatë kontrollimit të tij është gjetur një qese e vogël e mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 0.5 gram. Në vazhdimësi të operacionit rreth orës 20:40 është ndaluar vetura e tipit Fiat ngjyrë hiri, të cilën e drejtonte personi me inicialet (R.F; viti i lindjes 1996) dhe pasagjer në veturë ishin edhe personat me iniciale (E.F; dhe F.K;), ku gjatë kontrollimit të tyre tek i dyshuari (R.F:) janë gjetur tri (3) qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1.6 gram.” – thuhet në njoftim.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Renda në Prishtinë dhe operacioni ka vazhduar në Rr.”Dardania ” në Fushë Kosovë, tek banesa e të dyshuarit me iniciale R.H; viti i lindjes 1965), ku gjatë bastisjes apo kontrollit në banesë janë gjetur provat dëshmitë tjera si në vijim:
(46) dyzet e gjashtë paketime të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, të gatshme për shitje me peshë të përgjithshme 23.3 gram.
(1) Një peshore e vogël digjitale që shërben për matje në sasi të vogla.
Para të gatshme në valuta te ndryshme me vlerë prej (730 euro) që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikeve .
(2) dy telefona celular.”