Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve Ortodokse.
Kurti në urimin e tij të publikuar në Facebook, ka thënë se në këtë ditë të “festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë”.
Urimi i Kurtit:
Pashkë të bekuar!
Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar.
Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj.
Në ditë si kjo, festojmë edhe bashkëjetesën kulturore e fetare të shoqërisë sonë. Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet.