1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dërgohet në mbajtje personi që dyshohet se e dhunoi dhe rrahu një grua me ngecje në zhvillim mendor

Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndaluar për 48 orë një person për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se i njëjti e kishte marrë me veturë viktimë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel e po ashtu ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike.

“Viktima dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor dhe e njëjta nga familjarët e saj ditë më parë është raportuar e zhdukur”.

“Nga hetuesit rajonal të Policisë, viktima është dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria bëri të ditur se ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img