Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore ndaj Romës, me rezultat 2-0, në kuadër të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Golin e parë e ka shënuar Florian Wirtz, në minutën e 28’, pas një asistimi nga Alex Grimaldo. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë.
Për golin e dytë u përkujdes Robet Andrich, në minutën e 73’, duke shënuar me një gjuajtje të bukur.
Kështu “Farmaceutikët” do ta kenë epërsinë prej dy golave për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave.