8.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Bie alarmi në Izrael, ICC planifikon të kërkojë urdhërarreste për liderët nën dyshimin për krime lufte

Zyrtarët izraelitë janë gjithnjë e më të shqetësuar se gjykata e lartë penale e OKB-së po planifikon të kërkojë urdhër-arreste për liderët e tyre të lartë ushtarakë dhe politikë nën dyshimin për krime lufte.

Raportet sugjerojnë se kryeministri, Benjamin Netanyahu mund të jetë mes tyre, raporton BBC.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hetuar veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara për tre vitet e fundit – dhe së fundmi edhe veprimet e Hamasit. Ajo ka fuqinë për të akuzuar dhe gjykuar individë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar.

Ajo ka lëshuar më parë urdhër-arreste për liderët, duke përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë, Muammar Gaddafi të Libisë dhe kryekomandantin e Ugandës, Joseph Kony.

Netanyahu e ka quajtur mundësinë që figura të larta izraelite t’i bashkohen listës së të kërkuarve “një fyerje me përmasa historike”, duke akuzuar ICC-në se po përpiqet të paralizojë aftësinë e Izraelit për t’u mbrojtur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img