8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Hajnat futen në lagjen Qëndresa, vjedhin stoli ari dhe armë në një shtëpi

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Shpeshherë cak i hajnave janë shtëpitë në lagjet luksoze në Prishtinë dhe përreth kryeqytetit.

Rasti i fundit ka ndodhur në lagjen Qëndresa në Veternik, ku hajnat janë futur në një shtëpi. Të dyshuarit arritën të marrin gjësende me vlerë nga shtëpia e një qytetari që banon në këtë lagje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se hajnat kanë arritur të depërtojnë me forcë në shtëpi, duke marrë stoli ari dhe një armë, që kapin vlerën e rreth 3 mijë eurove.

Rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, që ka dhënë detaje se si hajnat u futën brenda duke thyer derën, derisa familja nuk ndodhej aty, periudhë kjo që u shfrytëzua nga të dyshuarit.

Me t’u denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërkohë që janë ndërmarrë veprimet hetimore për të identifikuar të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen personat që dyshohen se kanë kryer veprën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img