1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj: Kryeministri Kurti involvohet në secilin skandal, korrupsioni i Qeveria këmbëkryq bashkë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës në seancën ku po diskutohet për raportin e DASH-it, raport i cili ka adresuar vërejtje serioze për Qeverinë e Kosovës sa i përket korrupsionit, sundimit të ligjit e çështje të tjera, shkruan Express.

Selmanaj ka thënë se Qeveria Kurti dhe korrupsioni janë ulur këmbëkryq bashkë.

“Kjo Qeveri dhe korrupsioni janë këmbëkryq bashkë”, ka thënë ai.

Tutje deputeti i LDK ka thënë se si parti e kanë pritur një raport të tillë të DASH-it sepse aferat e Qeverisë Kurti kanë qenë megaskandale.

“Për ne si LDk ka qenë e pritur sepse aferat e kësaj qeverie janë të nivelit shumë të lartë. Secili rast megaskandal në vete”, ka shtuar tutje.

Selmanaj ka thënë se në secilin skandal është i involvuar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Cka e bën më shqetësues, është se për të gjitha këto çështje, kryeministri Kurti involvohet. Dy raste ku kanë sinjalizues të qartë, në rastin e rezervave shtetërore dhe rastin e ambalazhuesve të ujit, dy njerëz që kanë tregu integritet moral dhe patriotik për të mbrojt këtë vend I keni suspendu nga puna”, ka potencuar ai./Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img