2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Klinaku: Moslejimi i martesave të gjinisë së njëjtë nuk shkel Kushtetutën

Juristi Abdullah Klinaku ka bërë të qartë se moslejimi i martesave të gjinisë së njëjtë në Kosovë nuk shkel Kushtetutën e vendit.

Në “Debat Plus”, Klinaku ka thënë se në rast se projekt-kodi civil, që përfshin edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë, nuk votohet, kjo nuk  konsiderohet si shkelje e Kushtetutës.

Duke analizuar aspektin ligjor, Klinaku ka theksuar se Kushtetuta e përcakton qartë se ligji për familjen rregullohet me ligjin për familje, dhe ligji për familjen përcakton se martesa midis dy gjinive të kundërta ose dy sekseve të kundërta rregullohet me ligj.

Sipas tij, ky ligj nuk shkel Kushtetutën, duke argumentuar se Gjykata Kushtetuese nuk e ka konsideruar atë antiligjor.

“Kushtetuta në këtë drejtim është dashur me konstatu se ligji për familjen është antikushtetues, Kushtetuta e përcakton qartë se martesa rregullohet me ligjin për familje, dhe ligji për familjen përcakton qartë se martesa midis dy gjinive të kundërta ose dy sekseve të kundërta, thotë rregullohet me ligj. Dhe e këtë rast, nuk shkelet Kushtetuta. Gjykata Kushtetuese nuk e përcakton që ky ligj është antiligjor dhe ligji e përcakton qartë se martesa bëhet midis dy gjinive të kundërta”, ka deklaruar ai.

Klinaku, gjithashtu, ka shtuar se votuesit që mbështesin këtë qëndrim nuk e shkelin Kushtetutën e Kosovës, duke u përpjekur për të mbajtur traditën familjare.

“Në aspektin juridik ata që votojnë pro familjes tradicionale nuk e shkelin Kushtetutën”, ka thënë tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img