Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik për jetë, ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku.
Ai, para mediave sot, ka theksuar se dy nga të lënduarit pritet që sot brenda ditës të lirohen nga trajtimi mjekësor.
“Kanë mbërri katër raste me lëndime nga arma zjarrit, dy prej tyre janë në gjendje më të lehtë dhe dy në gjendje më të rëndë”.
“Kanë plagë shpuese trajtimi po vazhdon, njëri do të hyjë në sallë të operacionit, njëri është në rrezik për jetë mund të themi për momentin”, ka thënë Çitaku.