Shefi ekzekutiv i Bayern Munchenit, Jan-Christian Dreesen, e ka konfirmuar që Thomas Tucheli nuk do të mbetet e ky klub edhe nëse e fiton Ligën e Kampionëve.
Ndonëse ishte njoftuar muain e kaluar që ai do të largohej në fund të këtij stinori, më pas u përfol që trajneri gjerman mund të mbetej te bavarezët nëse triumfon në garën më të madhe për klube.
“Ne do të ishim shumë të lumtur së bashku nëse e fitojmë Ligën e Kampionëve dhe pastaj t’i ndajmë rrugët”, ka thënë Dreeseni.
“Duhet ta vlerësoni situatën në momentin kur qe marrë vendimi. Ishte një situatë ndryshe”.