-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kosova në KiE, Turqia mbështetëse për votimin e ardhshëm

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angılı.

Në takim, diplomati turk e ka uruar kryeministrin për votimin e suksesshëm në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ai me këtë rast theksoi mbështetjen e vendit të tij për votimin e ardhshëm në Komitetin e Ministrave.

“Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin për urimet dhe për mbështetjen e plotë të Turqisë, njofton zyra për media e kryeministrit,.

Më 16 prill të gjithë deputetët nga Turqia votuan pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin Evropës.

Gjatë takimit, u diskutuan edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe rëndësia e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushat e ekonomisë, kulturës, mbrotjes dhe investimeve.

Poashtu bëhet e ditur se, shefi i qeverisë mes tjerash shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht për rolin e saj në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img