Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe pranë arkivolit të ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Pejës, Ali Lajçi.
Osmani dhe Konjufca kanë lënë edhe shënimet e tyre në Librin e Zisë.
Ndryshe, homazhet në nderim të Lajçit janë duke u bërë në hollin e Kuvendit që nga ora 10:00 dhe do të zgjasin deri në 12:00.