-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Deri në fund të vitit Prishtinës do t’i shtohen edhe 30 autobusë

Deri në fund të vitit 2024, kryeqytetit të Kosovës do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj.

Qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm, do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë më tepër transportin publik.

Për blerjen e tyre, ka folur nënkryetari i komunës Alban Zogaj.

Zogaj për Klankosova.tv tha se gjashtë nga ta do të jenë elektrikë.

“Besojmë shumë se deri në fund të vitit do të vijnë autobusët e rinj. Do të jenë 30, gjashtë prej tyre do të jenë elektrikë”, tha Zogaj.

“Ende nuk dihet se sa do të jetë vlera e tyre. Kjo varet nga ofertimet. Por, ne i kemi marrë kredi 10 milionë euro”, tha ai për Klankosova.tv.

Numri dy i kryeqytetit shtoi se nde nuk janë përfunduar procedurat për blerjen e autobusëve.

Me ardhjen e autobusëve të rinj, do të shtohen edhe linjat e reja për ato vendbanime ku mungon transporti publik, e po ashtu një pjesë e tyre do të shkojnë edhe për ato linjat ekzistuese që janë të ngarkuara.

Kështu thuhet në një përgjigje për Klankosova.tv nga Trafiku Urban.

“Ndër sfidat kryesore janë ngarkesat ne komunikacion si dhe mungesa e shiritit rrugore te veçantë për autobus”, thuhet në përgjigje.

Aktualisht, kjo kompani e transportit publik në radhët e veta i ka 51 autobusë.

Me ardhjen e 30 – të të tjerëve numri i tyre do të shkojë në 81.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img