Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë e punës për regjistrimin e popullsisë, shkruan PrishtinaPress.
Avni Kastrati, ka thënë se ka pjesëmarrje masive dhe në përgjithësi nuk ka refuzime nga qytetarët, përveç komunitetit serb që hezitojnë të regjistrohen në Veri.
“Nuk ka refuzime deri më tani, ka individuale, jo familjare”, thotë Kastrati, njofton PrishtinaPress.
Kastrati ndër të tjera shtoj se më 17 Maj përfundon regjistrimi i popullsisë dhe se data preliminare parashihet të publikohet në Qershor.
Ndryshe Kastrati inkurajon serbët të marrin pjesë në regjistrim, duke thënë që ky regjistrim nuk është politik./PrishtinaPress/