Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në një përleshje mes dy të rinjve që ishin nën ndikimin e alkoolit.
Zyrtari policor që pësoi lëndime ka pranuar tretman mjekësor.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se janë përleshur disa persona mes vete, lidhur me rastin njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët ishin nën ndikim të alkoolit. Zyrtarët policor gjatë intervenimit për t’i vënë nën kontroll janë goditur nga njëri prej të dyshuarve me ç‘rast njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftimin e Policisë.