5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Serbia nuk e ka hall që po ndalohet dinari, por se po ndalohet paraja e gatshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së dinarit serb, duke thënë se ndalimi i saj nuk është hall i Serbisë porse ata po shqetësohen që po ndalohet paraja e gatshme.

Ai tha se e mbështesin plotësisht rregulloren e BQK-së, i cili është institucion i pavarur i Republikës së Kosovës.

“Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës është një rregullore e një institucioni të pavarur. Serbia nuk e ka hall që po ndalohet dinari, sepse dinari nuk po ndalohet por po ndalohet dinari si mjet pagese dhe kjo është kërkesë e nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës: Ajo ka hall që po ndalohet cash-i, paraja e gatshme. Dhe ne, për të pasur transparencë se kush kujt i dërgoi para me çfarë qëllimi, e mbështesim plotësisht këtë rregullore të BQK-së që është institucion i pavarur i Republikës së Kosovës”, tha ai.

Kurti shpjegoi edhe për modalitetet se si ajo të zbatohet dhe të funksionalizohet.

“Janë duke dialoguar në Bruksel rreth kësaj dhe unë mendoj që janë në rrugë të mbarë për të gjetur një zgjidhje e cila e mundëson tranzicionin e lëmuar drejt kësaj rregulloreje, e cila jo vetëm që është e drejtë e Bankës Qendrore të Kosovës, por është rregullore e drejtë për të mirën e qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img