3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Jahjaga asnjëherë nuk është bërë pjesë e betejave të imta përkundër goditjeve të ulta

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi që ish-presidentja Atifete Jahjaga ka bërë sigurimin e skanerit e sofistikuar që iu dha sot QKUK-së.

Çitaku ka shkruar se Jahjaga e mishëron frymën e shërbyesit publik e cila / i cili e don vendin e vet, pavarësisht pushtetit.

Duke shtuar se Jahjaga e don vendin edhe kur është në pushtet edhe kur nuk është në pushtet sepse shëbimi ndaj vendit nuk është pozitë, por mision.

Presidentja Jahjaga mishëron frymën e shërbyesit publik e cila / i cili e don vendin e vet, pavarësisht pushtetit. E don edhe kur është në pushtet, edhe kur nuk është në pushtet. Sepse shërbimi ndaj vendit nuk është pozitë, por është mision.” – ka shkruar Çitaku.

Ajo tutje ka thënë se përkundër goditjeve të ulta, Jahjaga asnjëherë nuk është bërë pjesë e betejave të imta.

“Përkundër goditjeve të ulta, Presidentja Jahjaga asnjëherë nuk është bërë pjesë e betejave të imta. Përkundrazi, ka qenë gjithmonë përbashkuese. Falemnderit Presidente Jahjaga që vazhdon të jesh shembull i dashurisë pa kushte për Kosovën.” – ka shkruar Çitaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img