Policia e Kosovës gjatë një operacioni në ditën e sotme ka gjetur dy bunker dhe armë zjarri.
Përmes një komunikate për media, policia njofton se në operacionin “Baroni”, janë kontrolluar pesë shtëpi dhe një vilë në fshatin Makresh-Gjilan.
Gjatë operacionit, policia njofton se ka gjetur:
• 2 (dy) Bunkerë (vende të fshehta, të modifikuara në mënyrë shumë profesionale për fshehjen e gjërave ilegale),
• Armë automatike, një karikator dhe 31 fishekë,
• Armë zjarri, një karikator dhe 17 fishekë,
• Arme e gjuetisë, një karikator dhe 6 fishekë.
• Armë zjarri, një karikator dhe 7 fishekë,
Dy persona janë arrestuar në lidhje me rastin dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa një i dyshuar i tretë, ndodhet në arrati.