3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Paralajmërimi i Kurtit për Kodin Civil, deputeti i VV-së: As me trysni s’mund të ndikoj te unë, s’e ndryshoj qëndrimin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kalimi i Kodit Civil është një nga dy gjërat që duhet të ndodhë – bashkë me Asociacionin – që Kosova të mund të ketë sukses në votimi final për anëtarësim në Këshill të Europës.

Për kushtin e parë, Kurti u zotua se personalisht do ta krijojë shumicën parlamentare për ta kaluar.

Megjithatë, disa deputetë nga partia e Kurtit refuzojnë t’i japin votat për këtë projektligj për shkak të nenit 1138, i cili parasheh hartimin e një ligji që do t’i lejonte “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”.

Kurti këtë deklaratë e bëri dje në Berlin në një ngjarje të organizuar nga SPD në hapësirat e Bundestagut ku temë qendrore ishte anëtarësimi i Kosovës në KiE.

Ai tha se do t’i bëjë thirrje edhe opozitës që ta përkrahë këtë projektligj për t’i liruar rrugë procesit në KiE.

Por, edhe pas këtij paralajmërimi të Kurtit, deputeti i partisë së tij, Gramoz Agusholli, shprehi sërish kundërshtinë e tij ndaj projektligjit, duke thënë se do të rezistojë edhe nëse i bën trysni shefi i tij i partisë.

‘’ Jo, jo jo…., nuk kam me ndryshu absolut qëndrim. Unë flas për vete, nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim. Qëndrimi ka me qenë i njëjtë. Ai [Kurti] mundet ndonjë trysni me pasë, por nuk ka me ndiku me trysni tek unë. Unë mendoj përtej trysnisë, përtej partisë e para se gjithave, mendoj për popullin kur janë këto çështje në pyetje’’, ka thënë ai për Front Online.

Agusholli tha se nuk ndryshon fare qëndrim edhe nëse vota e tij për këtë çështje do të vendoste që ai të jetë apo jo kandidat për deputet në zgjedhjet e reja.

‘’Nuk e kam atë problem hiç, përderisa unë i kam qëndrimet e mia edhe nëse kjo ka me kushtuar që mos me u kandidu unë për deputet, ka me mbajt qëndrimin tim’’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img