Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka vizituar deputeten e kësaj partie, Ganimete Musliun, e cila kohë më parë ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në zemër.
Ai ka bërë me dije se deputetja Musliu po i mungon jetës publike dhe debateve parlamentare.
Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se deputetja e PDK-së e ka gjithë mbështetjen e partisë.
“Bashkë me Melizën, vizituam sot shoqen dhe kolegen tonë, Ganimete Musliu, e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër. U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar. Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd”, ka shkruar Krasniqi.