13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Janë liruar nga akuza për krime lufte Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun, shkruan Gazeta Express.

Sipas gjykatësit Arrini, të akuzuarit lirohet nga akuza pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkoheshin nga PSRK-ja.
Në aktgjykim thuhet se, trupi gjykues ka vlerësuar deklaratën e dëshmitarit A dhe nga ajo nuk është vërtetuar se cili person i ka shkaktuar dëmtime të njëjtit.

Po ashtu, sipas trupit gjykues dëshmia e dëshmitarit A si e vetme ka qene e mangët për të arritur standardin e të provuarit për krimet e luftës dhe vendimi është i bazuar në standardet vendore.

“Të akuzuarit Jahir Demaku dhe Sylejman Selimi lirohen nga akuza sepse në një datë të pacaktuar në muajin gusht ose shtator të vitit 1998 të akuzuarit akuzuan se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile që parashihej dhe dënohej me nenin 22 dhe 142 të këtij kodi, që ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale e që në kohën e ngritjes së aktakuzës ishte penalizuar me nenin 31 dhe 152 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.

Sipas aktakuzës, gjatë gjithë kohës relevante për këtë aktakuzë, të pandehurit në cilësinë e pjesëtarëve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në bashkëkryerje kishin cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e dy personave të paidentifikuar nga lagja Shipol në Mitrovicë, i ndaluar në qendrën e ndalimit të Likovcit, duke e rrahur atë në mënyrë të përsëritshme, në një datë të papërcaktuar në muajin gusht ose shtator 1998. /Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img