6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen

Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka shpallur fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale të mbajtur në shtetin fqinj.

“Më lejoni që para jush të shpall fitore me dallim të thellë me mbi 14 mijë vota. Kemi shënuar fitore pothuajse në çdo komunë të vendit”, ka thënë Osmani në një konferencë për media.

“Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta, patëm një fushatë të ndershme dhe fer, që me dinjitet sot të pranohet humbja, e po ashtu edhe fitorja. Vullneti i popullit është ajo që përcakton karrierën tonë. Duhet të pranojmë këtë vullnet, por edhe mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe të gjitha komunitetet tjera. Vëllezër dhe motra, sa i takon zgjedhjeve në përgjithësi, ende i presim rezultatet finale për raundin e dytë., kam përshtypjen se votuesit ende nuk i kanë tejkaluar barrierat etnike, sa i takon komunitetit maqedonas, dhe shoqëria jonë është e ndarë, dhe pikërisht për këtë arsye angazhimi ynë programor është zgjedhje e presidentit në kuvend me shumicë të dyfishtë”, deklaroi Osmani.

Aktualisht, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor të RMV-së, kur janë numëruar 73,44% të votave, Bujar Osmani është treti në nivel vendi me 14.48%.

Në vend të parë është kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, me gati 40%, e ndjekur nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski me 19,26%.

Kandidati tjetër shqiptar, Arben Taravari, deri më tani ka mbi 10% të votave. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img