Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, është takuar në Gjermani me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
O’Brien i ka kërkuar Kurtit përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai tha se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar të Bashkimit Evropian.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
“ShBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkruan O’Brien në X.