-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Deliu-Kodra: Qeveria Kurti në Raportin e DASh-it u etiketua si ‘Qeveria e Korrupsionit’

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë Qeveria Kurti duhet të marrë parasysh Raportin e DASh-it për Kosovën që është dalë dhe problemet që janë cekur në të.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk e ka në fokus interesin e qytetarëve.

“Kjo pasqyrë nuk i shërben të ardhmes së Kosovës dhe integrimit të saj euro-atlantik. Përkundrazi, Qeveria, përmes veprimeve të saj ka përkeqësuar edhe mirëqenien e qytetarëve edhe imazhin e vendit në botë. Për këto arsye dhe jo vetëm, Kosova tashmë gjendet edhe nën sanksione ndërkombëtare me qindra-miliona euro të bllokuara. Kjo nuk është Kosova për të  cilën është punuar me vite”.

“Në Raportin e DASh-it, Qeveria e Kosovës është etiketë atë të korrupsionit. Kjo është problematike në kohën kur po bëhen përpjekje për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë, ne kemi një goditje të shtyllave kryesore të shtetit sipas DASh-it”, ka thënë Deliu-Kodra.

“Një qeveri që nuk e raporton raportin e DASh-it nuk ka fije kredibiliteti, aty përmenden afera korruptive, sulme të mëdha e  deri tek dhuna në familje. Këto flasin për një qeveri se nuk ka në fokus interesin e qytetarëve duhet të angazhohemi për t’i minimizuar këto dhe për të forcuar institucionet”, ka thënë Deliu-Kodra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img