Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka goditur Serbinë në seancës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit duke i tërhequr vërejtjen për mos sjellën para drejtësisë të autorëve, përfshirë liderin e tyre Millan Radojçiq.
“ShBA ndan aspiratat e të gjitha vendet e BP, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, për të forcuar stabilitetin e rajonit. Do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tonë në rajon, dialogun e BE-së, OSBE-në dhe NATO-n.
Por, vazhdojmë shpesh të shohim veprime përshkallëzuese të njëanshme.
Qe 7 muaj u bënë nga sulmi paramilitar në Banjskë.
Serbia s’i ka sjellur para drejtësisë autorët, përfshirë liderin e tyre Millan Radojçiq. Kërkojmë llogaridhënie të plotë për të. Serbia duhet të sigurojë që kjo s’ndodh asnjëherë.
Është kyçe që Serbia të punojë me KFOR-in t parandalojë aso sulme si i 24 shtatorit.
Jemi po ashtu thellësisht të shqetësuar me ndalimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës që kaluan përmes Serbisë më 17 prill, si dhe dënimin e tyre, përfshirë serbët etnikë që shërbejnë në Policinë e Kosovës.
Ky veprim i Serbisë ishte shkelje e marrëveshjeve të kaluara në lirinë e lëvizjes dhe formë frikësimi i serbëve të Kosovës që shërbejnë në jetën publike të Kosovës”, ka thënë ShBA-ja.