1.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kastrati i PDK-së: Masat e BE-së largohen veç kur hiqet Kurti prej pushtetit

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati thotë se çështja e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian nuk lidhet me zgjedhjet e veriut.

Kastrati thekson se, largimi i masave lidhet me sjelljen e kryeministrit Kurti në raport me BE-në dhe ShBA-në.

“Nuk besoj se çështja e masave ka lidhje me procese të kota, që shpenzojnë kohë dhe buxhet të Kosovës, duke e ditur rezultatin paraprakisht. Masat lidhet me sjelljen e Kurtit në raport me BE-në dhe aleatët si ShBA-ja”, tha Kastrati.

Kastrati e quan Kurtin si kryeministër me qasje anti-perëndimore, madje sipas tij kjo po vërehet edhe për qasjen e tij për Maqedoninë e Veriut.

“Problemi, është te qasja e Kurtit me perëndimin. Kurti ka qasje anti-perëndimore dhe këtë e ka vërtetuar disa herë, madje që nga fillimi i karrierës së tij politik, në 1999 duke qenë kundër Rambujesë që prodhojë bombardimin e Serbisë nga NATO, kundër planit të Ahtisarit, që solli pavarësinë etj”, tha Kastrati.

“Së fundmi, pavarësisht përkrahjes së kandidatit shqiptar ai këtë qasje po e përsërit ne Maqedoni te Veriut duke u rreshtuar në bllokun me nacionalistët e VMRO- DPMNE që mbështeten nga Rusia dhe kanë agjenda anti-perëndimore. P.sh. nëse në Maqedoni pas zgjedhjeve do të ketë tensione, mospranim rezultati e deri te përleshjet (diçka që don Rusia), atëherë perëndimi domosdoshmërisht do ta bëjë edhe Kosovën përgjegjëse pasi kryeministri i saj është përzier në fushata elektorale atje”, shton Kastrati.

Kastrati thotë se qasja e Kurtit po i kushton Kosovës.

“Fatkeqësia jonë është që këtë luftë anti-perëndimore, Kurti po e bën në emër të Kosovës. Prandaj, Kosova ka pasoja serioze të izolimit dhe sanksionet nga veprimet e Kurtit”.

Sipas Kastratit, masat ndëshkuese nga BE-ja hiqen veç kur largohet kryeministri Kurti nga pushteti.

“Masat largohen vetëm kur Kurti hiqet nga pushteti. Përndryshe, ky do të vazhdojë me prodhu kriza artificiale për ta mbuluar mospunën e qeverisë së kalamajve duke kriju kështu marrëdhënie armiqësore me BE e SHBA”, tha Kastrati për GazetaBlic

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img