1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti kërkon nga BE-ja t’ia heqin Kosovës masat pasi mundësoi votimet në veri për shkarkimin e kryetarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi dështoi iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore. Pasi pjesëmarrje në votime ishte e ulët.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shkarkimi i kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve kanë qenë kriter kyq për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat kreu i ekzekutivit i quan si të padrejta.

Kurti kërkon që këto masa të largohen sa më parë – pasi Kosova i mundësoi zgjedhjet.

“Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë”, ka shkruar Kurti ndër tjerash në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img