Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar së fundmi për referendumin e komunave verior.
Sipas Molliqaj, ku referendum ka dështuar, së bashku me të u vërtetua që sovraniteti politik i qeverisë tonë në atë pjesë është zero.
“Taktikat e Kurtit na kanë sjellë marrëveshje katastrofale. Në veri kemi kryetar me 200 vota, e në Kosovë kemi sanksione, izolim dhe stagnim. Kësaj marrëzie duhet t’i japim fund”, ka thënë Molliqaj.
Postimi i plotë:
Referendumi në komunat e veriut dështoi. Bashkë me të u vërtetua që sovraniteti politik i qeverisë tonë në atë pjesë është zero.
Tri vite “dialog” përmes njësive speciale policore, vetëm sa i bashkoi serbët kundër institucioneve të Kosovës. Sot, edhe më shumë se në zgjedhjet e fundit lokale atje, serbët e refuzuan totalisht procesin. Ata dëgjuan Listën Serbe, e jo institucionet tona.
Qysh në fillim, instalimi i Kryetarëve shqiptarë pa kurrëfarë legjitimiteti, ishte gabim. Dhe gabim vazhdon të jetë edhe mbajtja e tyre me zor në ato pozita që nuk kanë asnje efekt real përpos që janë instrumente në dorën e populistit Kurti.
Ky tension i tri viteve e ka bërë Asociacionin, Superzajednicë. Taktikat e Kurtit na kanë sjellë marrëveshje katastrofale. Në veri kemi kryetar me 200 vota, e në Kosovë kemi sanksione, izolim dhe stagnim. Kësaj marrëzie duhet t’i japim fund.