Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, i ka prezantuar tre anëtarët më të rinj të kësaj partie në mërgatë.
Bëhet fjalë për Eron Muhaxherin, Arlind Kuçicën dhe Drin Çekun.
Krasniqi për ta dha vlerësime të larta.
“Drini, Arlindi dhe Eroni janë shembuj të suksesit dhe progresit të gjeneratës së re të mërgimtarëve tanë nëpër të gjithë botën – e që megjithatë jetojnë me mall e dashuri për Kosovën. PDK u ka krijuar hapësirën, e të rinjë e të reja si këta, po i bashkohen çdo ditë platformës tonë politike, që përgatitjen dhe shkathtësitë e tyre t’i vënë në shërbim të atdheut tonë të përbashkët: Kosovës!”, tha Krasniqi.
I pari i PDK-së tha se ndihet pafundësisht krenar me rininë tonë në mërgatë.