2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

KQZ: 85 votues deri në ora 11:00 për apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 ka pasur pjesëmarrje të ulët në votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas KQZ-së, në katër komuna në veri kanë votuar 85 persona, që është 0.18 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 32 persona, në Zveçan asnjë votues, në Leposaviq 46, ndërsa në Zubin Potok 7 persona.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka treguar numrin e votuesve.

“Qendrat e votimit janë të hapura dhe vazhdojnë t’i presin qytetarët me të drejtë vote. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si në vijim: në Lepsaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7 votues, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicën e Veriut 23 votues” – ka thënë Radoniqi.

Radoniqi ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën dhe të dalin për të votuar.

Në emër të KQZ-së, i ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img