Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë i cili ka kanosur një infermiere në Podujevë.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, infermieria derisa ka qenë duke punuar në vendin e saj të punës është kanosur nga i dyshuari.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Podujevë / 19.04.2024-22:00. Viktima femër kosovare –infermiere, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në vendin e saj të punës është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e PK-së.