Trajneri Julian Nagelsmann ka nënshkruar kontratë deri pas përfundimit të Botërorit 2026 me Kombëtaren Gjermane. Kështu ka njoftuar të premten Federata e Futbollit të Gjermanisë.
Pas nënshkrimit, trajneri Nagelsmann tha se ky vendim ishte nga zemra.
“Ky është një vendim nga zemra. Është një nder i madh të jem trajner i kombëtares”, ka thënë Nagelsmann në një njoftim.
Njoftimi vjen vetëm disa javë para se Gjermania të jetë pritëse e Kampionatit Europian 2024, që do të zhvillohet në muajin qershor dhe korrik.
Derisa, me këtë lajm shuhen edhe spekulimet për një rikthim të mundshëm të teknikut gjerman tek Bayern Munich.