6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se pa normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë nuk ka të ardhme evropiane për to.

Në një intervistë për N1 të Sarajevës, Lajçak tha se Bashkimi Evropian ka lehtësuar një proces që duhet të çojë në normalizim të raporteve mes Kosovës e Serbisë, por se sa herë që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bien dakord për hapa drejt normalizimit, përballen me kritika nga populli.

“Elementi më i rëndësishëm për të përfunduar këtë proces është të ndihmojmë popullin shqiptar dhe popullin serb të kuptojnë se pa normalizimin e marrëdhënieve të tyre, nuk ka të ardhme evropiane për to”, tha Lajçak për N1.

Kur u pyet për dialogun, ai theksoi se mandati i tij ishte i ndarë në dy pjesë – njëra ishte pozitive kur punonte për normalizim, ndërsa tjetra ishte kur përpiqej të parandalonte përshkallëzimin.

Ndër tjerash, Lajçak potencoi se Ballkani Perendimor është në një momentum të ri, i cili u krijua nga agresioni rus kundër Ukrainës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img