-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Pse vegjetarianët jetojnë më gjatë?

Njerëzit, ushqimi i të cilëve bazohet në bimë jetojnë mesatarisht tetë vjet më gjatë se të tjerët, që është dallimi sikurse nëse konsumoni apo jo duhan.

Polemikat në mes vegjetarianëve dhe atyre që atyre që hanë gjithçka, gjithmonë janë mjaft të ashpra, por vegjetarianët tani kanë argumentin kundër të cilit është vështirë t’i gjendet kundërpërgjigja.

Kështu hulumtimi ka treguar që njerëzit, ushqimi i të cilëve bazohet në bimë jetojnë gati tetë vjet më gjatë se mesatarja, çka është dallimi i njëjtë si ai mes duhanpirësve dhe joduhanpirësve.

Shkencëtaret kanë vërtetuar që stili i shëndetshëm i jetës dhe ushqimi me bazë vegjetariane parandalon dhe shëron të paktën 15 sëmundje që vrasin më së shumti, ndërsa ndikimin më efikas e ka në karcionomë dhe sëmundjet e zemrës që marrin më së shumti jetë.

Edhe para njëzetë vjetësh është dëshmuar që sëmundjet e zemrës munden jo vetëm të parandalohen, por edhe të shërohen me ushqim vegjetarian, sepse kjo formë zhbllokon arteret pa operacion ose ilaçe.

Kolesterina e cila mund të gjendet vetëm në ushqim me prejardhje shtazore dhe konsumim i i pamjaftueshëm i fibrave bimore shkurtojnë jetën.

Rezultati i hulumtimit më të madh të kryer deri tani për ushqim kanë treguar që shfaqja e kancerit është më e vogla te vegjetarianët, ndërsa qarkullimi i gjakut i personit i cili një vit ushqehet vetëm me ushqim bimor ka tetë herë fuqi më të madhe për ta parandaluar kancerin në trup.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img